Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Stuhia e dëborës godet Kaliforninë, bllokohen disa rrugë dhe vonesa në fluturime (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Stuhia e dëborës godet Kaliforninë, bllokohen disa rrugë dhe

Kalifornia Jugore është goditur nga stuhia e dëborës, ndërsa në Los Angelos është dhënë një paralajmërim stuhie që nuk ka ndodhur që nga viti 1989.

Mediet e huaja shkruajnë se meteorologët shprehen se një stuhi e tillë bore nuk është parë në Kaliforninë jugore për një kohë të gjatë.

[gallery ids="676106,676107,676108,676109,676110,676111"]

Rrugët kryesore në zonë, duke përfshirë pjesë të Ndërshtetërore 5, autostradën që lidh Meksikën, Kaliforninë dhe Kanadanë, janë mbyllur për shkak të akullit dhe dëborës, si dhe autoritetet nuk kanë bërë parashikime se kur do të fillojnë të hapen. Qindra fluturime janë vonuar dhe shumë të tjera janë anuluar.

Më shumë se se 700,000 shtëpi dhe biznese në Michigan, duke përfshirë zonën e metrosë së Detroitit, mbetën pa energji elektrike të premten, ndërsa autoritetet e quajtën një stuhi historike akulli.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll