Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
69 %
2.1kmh
75 %
Enj
26 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Stuhia e dëborës dëmton rrjetin e shpërndarjes së energjisë, Balla ndjek nga afer punën e OSHEE në Elbasan

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

97b2013af4135393ffaa0900580e6e28

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë pothuajse gjithë territorin e vendit kanë shkaktuar dëmtime të shumta edhe në rrjetin rrjetin e shpërnarjes së energjisë elektrike.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ndodhet në terren, ku po ndjek nga afër punën që po kryhet nga punonjësit e OSHEE në Elbasan për riparimin e difekteve.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS, Balla nuk ka lënë pa ironizuar dhe opozitën, e cila sipas tij jep mend nga divani i shtëpisë.

“Gaztorëve që komentojnë nga divani i ngrohtë, të cilët japin mend pse kështu e pse ashtu, ju them se këto janë kushte atmosferike tepër të vështira”, shkruan Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

ELBASAN Dëmtimet në rrjetin e shpërnarjes së energjisë elektrike janë të shumta për shkak të stuhisë. Gjatë natës dhe sot në mëngjes po punohet për riparimin e tyre dhe po e ndjekim nga afër punën e tyre. Gaztorëve që komentojnë nga divani i ngrohtë, të cilët japin mend pse kështu e pse ashtu, ju them se këto janë kushte atmosferike tepër të vështira. Mirënjohje punonjësve të OSHEE, punonjësve të policisë, shërbimit të urgjencës, të mirëmbajtjes së rrugëve për punën që po bëjnë në terren.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img