Nju Jork-u dhe gjithë SHBA-të po bëhen gati që të presin Vitin e Ri me temperatura tejet të ftohta disa gradë nën zero.
Këtë herë për shkak të borës së madhe dhe ngricave të shumta parashikohet që numri i njerëzve që do të marrin pjesë në ceremoninë tradicionale të lëshimit të topit të kristaltë në Nju Jork të jetë më i ulët.
Parashikimet e motit flasin për një temperaturë që do të bjerë nën -12 gradë celsius natën e ndërrimit të viteve në “Time Square”.
Ndërkohë, bora në Pensilvani ka arritur në nivele rekord, qyteti Erie u mbulua me gati 90 centimetra borë më 26 dhjetor.
Herën e fundit që kishte rënë një dëborë e tillë e jashtëzakonshme në një ditë të vetme, kishte qen në vitin e largët 1956.
Vala e acareve ka prekur pjesën më të madhe të bregut lindor të Shteteve të Bashkuara gjatë ditëve të fundit dhe pritet të vazhdojë edhe në fillimin e vitit të ri. /Newsbomb.al