Hapësire reklamuese

Aktualitet

Stuhia bllokon rrugën e Arbrit, uji futet brenda në tunele

Shkruar nga Newsbomb
Stuhia bllokon rrugën e Arbrit, uji futet brenda në tunele

I gjithë vendi ndodhet nën ndikimin e stuhisë “Ciaran”, duke shkaktuar përmbytje në shumë qytete të vendit. Shumë rrugë janë bërë të pakalueshme, ndër to edhe Rruga e Arbrit.

Tashmë prej orësh drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të bllokuar, në pamundësi për të shkuar në destinacionet e tyre.

Shkak për këtë situatë nuk janë vetëm reshjet e dendura të shiut, por ndikon fakti që nuk ka kanale kulluese anësore, duke sjellë rritjen e nivet të ujit në rrugë.

Madje uji është futur brenda tuneleve në fshatin Shkallë, por edhe në zonën përreth.

Drejtuesve të mjeteve që do përdorin këtë aks rrugor këshillohet që të tregohen të kujdesshëm, pasi reshjet e dendura të shiut parashikohen të vijojnë edhe në orër në vijim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese