Një stuhi me reshje të dëndura shiu ka goditur mbrëmjen e sotme qytetin e Librazhdit duke shkaktuar edhe disa problematika.
Bëhet me dije se era e fortë ka rrëzuar disa pemë që kanë dëmtuar edhe disa shtëpi dhe biznese. Burime për media bëjnë me dije se një pemë është rrëzuar dhe ka rënë në ambientet e një lokalin. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Kujtojmë që pak më herët kryebashkiaku Mariglen Disha, u bëri apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet në këmbë apo me makinë pasi qyteti do të goditej nga stuhia.
Lexo edhe: Shiu “paralizon” Librazhdin, kryebashkiaku thirrje qytetarëve: Qendroni në shtëpi
Sondazh
Poll