Hapësire reklamuese

Bota

Stuhi e 'frikshme' në Romë! Përmbytet unaza e qytetit, era e fortë rrëzon pemët

Shkruar nga Newsbomb

Stuhi e fortë me rreshje të mëdha shiu në Romë, përmbytet unaza e qytetit dhe paralizohet trafiku.

Mediat në Itali raportojnë se një stuhi e fortë ka goditur Romën këtë mbrëmje, duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike, nga përmbytjet në bizneze dhe banesa por edhe për shkak të bllokimit të trafikut.

Unaza e madhe që rrethon qytetin “Grande Raccordo Anulare” është përmbytur në disa segmente rrugore si Boccea dhe rruga Cornelia. Nërsa linja e metrosë midis Ottaviano dhe Battistini u ndërpre për shkak të një defekti elektrik. Gjithashtu raportohet se janë përmbytur edhe disa stacione.

Era e fortë ka shkatërruar çatinë e një supermarketi në kryeqytet, ndërsa në shumë vende raportohet edhe për pemë të rrëzuara. Nuk raportohet ende për persona të lënduar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu