Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
1kmh
90 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Studiuesja e neuroshkencës përcakton pesë mënyra si mund të rrisim përqëndrimin

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Përqendrimi është i vështirë për shumë persona por ka qenë veçanërisht i vështirë për një pjesë të madhë njërëzish gjatë pandemisë.

Ne mund të mësojmë të përqëndrohemi më mirë përmes disa ushtrimeve ditore.

Dr Amishi Jha, një profesore e neuroshkencës në Universitetin e Majemit dhe një eksperte në shkencën e përqëndrimit, ka shkruar një libër që tregon se si ushtrime të thjeshta të ndërgjegjes që kryhen nga të punësuar në pozicione si p.sh. ushtarët, atletët elitë dhe mjekët e urgjencës, përmirësojnë shumë aspekte të shëndetit kognitiv dhe emocional.

“Stresi është një nga pengesat më të mëdha për të përqendruar”, thotë Jha.

Sipas saj ka pesë mënyra për t’u përqendruar më mirë:

1. Kushtojini vëmendje frymëmarrjes suaj dhe se ku në trupin tuaj e ndjeni atë më shumë: drejtojeni fokusin tuaj si një rreze drite. Bëjeni këtë për tre minuta në ditë, për një javë.

2. Integroni teknika të ndryshme në jetën e përditshme – për shembull, larja e dhëmbëve. Përqendrohuni te ndjesitë.

3. Shumë njerëz raportojnë se mendja e tyre është “shumë e zënë”. Detyra juaj nuk është ta ndaloni atë – detyra juaj është të ekzistoni me të dhe ta ktheni vëmendjen tuaj atje ku dëshironi.

4. Injoroni “mitet e ndërgjegjes”: ju nuk po “pastroni mendjen tuaj”. Ky është një stërvitje mendore aktive.

5. Nuk ka asnjë gjendje “të lumtur” që synoni të përjetoni; në fakt, e gjithë qëllimi është të jemi më prezentë në këtë moment.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img