Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
49 %
0.5kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Studiuesit janë të bindur, kanë zbuluar vendin ku fshihet thesari me 28 ton flori që fshehu Hitleri

Lajme të ngjashëm

Disa studiues janë të bindur se kanë gjetur vendin ku Hitleri ka fshehur thesarin me 28 ton flori.

Ata mendojnë se ky thesar fshihet në territorin e kalasë Hochberg në Wroclaw në Poloni.

Studiuesit e kanë gjetur informacionin rreth vendit të fshehjes së sendeve të çmuara duke studiuar ditarin e një oficeri të SS. Ditari u shkrua nga Egon Olenhauer, të cilin Hitleri urdhëroi të fshihte thesarin nazist.

Besohet se oficeri i Rajhut të Tretë fshehu 260 kamionë me sende të ndryshme me vlerë. Ditari i tij flet për 11 vende ku mund të jetë fshehur thesari.

Nëse supozimet e studiuesve janë të vërteta, sendet e vlefshme me vlerë rreth 1.3 miliardë euro mund të jenë fshehur në Poloni. Megjithatë, shkencëtarët nuk kanë marrë ende leje për të gërmuar vendin e fshehjes, gjë që e bën planifikimin të vështirë, shkruan “Daily Mail”.

Përfaqësuesit e fondit pretendojnë se ata kanë marrë tashmë miratimin paraprak për zbatimin e punimeve nga pronari i kështjellës.

Ditari i Egon Olenhauer u bë i famshëm në vitin 2018. Sipas studiuesve, kur Ushtria e Kuqe filloi ofensivën, Hitleri besohet se urdhëroi që kamionët plot me sende të çmuara të fshiheshin në Silesia.

Theksohet se, veç të tjerash, bëhet fjalë për gati 30 tonë ar dhe vepra arti nga Caravaggio, Botticelli dhe Raphael. Dorëshkrimi mbahet në një prej organizatave fetare gjermane, i cili konsiderohet një shtëpizë masonike.

Më shumë