Hapësire reklamuese

Showbiz

Studiuesit gjermanë: Nëse doni të jetoni më gjatë, shprehni mllefin që mbani përbrenda

Shkruar nga Newsbomb
Studiuesit gjermanë: Nëse doni të jetoni më gjatë,

Fshehja apo mbajtja në vete e emocioneve negative mundet të ketë pasoja të rrezikshme për shëndetin, pohojnë ekspertët nga universiteti gjerman, në të cilin kanë marrë pjesë rreth 6.000 pacientë.

Shkencëtarët gjermanë, studimi i të cilëve është publikuar në revistën “Health Psychologies”, kanë vërtetuar se personat që e shprehin mllefin e tyre, kanë më pak probleme shëndetësore, si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe dëmtimet e veshkave.

Temperamentët italianë dhe spanjollë jetojnë pothuajse dy vjet më jetëgjatë, në krahasim me britanikët e ftohtë. Nga ana tjetër mbajtja, apo fshehja e zemërimit mundet të ketë pasoja negative, si në shëndetin mendor, po ashtu edhe në atë fizik.

Studimi po ashtu shpjegon se njerëzit që në veten e tyre e fshehin stresin kanë puls më të shpejtë të rrahjeve të zemrës, që me kalimin e kohës ndikon në rritjen e shtypjes së gjakut, si dhe shton gjasat për zhvillimin e sëmundjeve kordiovaskulare.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll