Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
2.1kmh
40 %
Mar
25 °
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
E martë, 9 Gusht, 2022
spot_img

Studiuesit: Duhani është konsumuar 12 mijë vite më parë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Bima e duhanit ka formësuar fatet njerëzimit. Sot, substanca përdoret nga një miliard njerëz në të gjithë botën.

Sipas hulumtuesve, pirja e duhanit është një zakon që daton që në Epokën e Gurit.

albsig

Farat të gjetura në një vatër të lashtë të përdorur nga gjahtarët tregojnë se njerëzit e kanë përdorur duhanin më shumë se 12,000 vjet më parë, shumë para se bujqësia të zinte rrënjë në Amerikë.

“Vatra në vendin Ëishbone në Shkretëtirën e Great Salt Lake në Utah u zbulua në vitin 2015 gjatë një studimi rutinë arkeologjik”, tha Daron Duke, drejtor dhe COO në Far Western Anthropological Research Group, Inc.

Botanisti i ekipit i vuri re farat sapo u kthyen në laborator. Ato ishin shumë të vogla për t’u analizuar drejtpërdrejt, por datat nga tre mostra të karbonit nga vatra treguan se njerëzit e Epokës së Gurit ndezën zjarrin afërsisht 12,300 vjet më parë.

Ekipi përjashtoi mundësinë që farat të kishin përfunduar në vatër me rrugë natyrale, ose përmes përmbajtjes së stomakut të rosave dhe shpendëve të tjerë të ujit, eshtrat e të cilëve u gjetën aty pranë.

Farat e duhanit nuk përmbanin nikotinë, por prania e tyre sugjeron që njerëzit po trajtonin pjesët e bimës që kanë një efekt dehës – gjethet dhe degët e bimës.

Autorët e studimit, hodhën hipotezt se duhani u përdor përmes përtypjes ose u thith në një copë (fije bimore) dhe njerëzit i pështynë farat në zjarr.

Sipas studimit duhani ka pasur ndikim në modelet globale, ndoshta më shumë se çdo substancë tjetër.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img