Hapësire reklamuese

Aktualitet

Studiuesit: Çaji me bustinë lëshon miliarda grimca mikroplastike në filxhan

Shkruar nga Newsbomb
Çaji me bustina, foto ilustruese

Plastika është në tokë, det dhe ajër, por tashmë mund të gjendet edhe brenda filxhanit të çajit.

Bustinat e çajit lëshojnë miliarda grimca mikroplastike në një filxhan me ujë të nxehtë.

Studiuesit nga Universiteti McGill në Kanada zbuluan se një bustinë e vetme lëshon rreth 11.6 miliard grimca mikroplastike si dhe 3.1 miliard grimca më të vogla nanoplastike. Një sasi kjo shumë herë më e madhe nga ajo që gjendet në pijet dhe ushqimet e tjera.

Për shkak se efektet shëndetësore të këtyre grimcave nuk dihen ende, shkencëtarët kanë kërkuar të bëhen më shumë hulumtime në këtë drejtim.

Njerëzit konsumojnë mesatarisht rreth 5 gram plastikë çdo javë, ekuivalentja e peshës së një karte krediti.

“Na duhet menjëherë të mësojmë për impaktin e mikroplastikës në organizmin tonë. Plastika gjendet kudo, në ushqimet madje dhe ujin e pijshëm”, Dr. Maria Neira drejtor i Departamentit për Shëndetin Publik, Mjedisin në OBSH.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.