Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
1 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
Hën
12 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

Studiuesi tregon raportin e Skënderbeut me fenë islame dhe atë krishterë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Studiuesi Vrigjil Kule ka treguar se çfarë raporti ka pasur Gjergj Kastriot Skënderbeu me fenë islame dhe atë të krishterë. Në një intervistë në emisionin “Arena” në Oranews, Kule u shpreh se më shumë Skëndërbeu e ka përdorur çështje e feve për përfitime politike.

Ai tha se në fillim Skënderbeu bëri një politikë të ashpër kundër myslimanëve për të rënë në sy të fuqive të mëdha perëndimore të kohës.

“Unë mendoj se Skënderbeu nuk kishte në mënyrë absolute vokacione fetare. Ai i gjeti dhe u detyrua të harmonizohej menjëherë, e t’i kthente shpinën tjetrës. Në momentet e para të Skënderbeut në Krujë, ai duhej t’i tregonte aleatëve të tij të ardhshëm që këtu ka ardhur një i krishterë, i cili ka dhe fuqi ushtarake e organizative dhe është në gjendje të marri detyra të mëdha. Kështu që me ardhjen e Skënderbeut në Krujë, ka një periudhë shumë të shkurtër e cila karakterizohet nga një politikë e dyfishtë, një lloj riafirmimi të krishterimit. Skënderbeu bëri fushatë për krishterimin e asaj pjese të popullsisë, ku përfshiheshin fisnikë, tregtarë, administratorë që kishin ardhur bashkë me osmanët. Ai tha që ka dy rrugë, ose konvertohesh në të krishterë, ose largohu. Dhe kush e bëri konvertimin, bëhej edhe një dekret. Qëllimi i gjithë kësaj fushate ishte të bënte bujë në Perëndim”,- u shpreh Virgjil Kule.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img