Hapësire reklamuese

Aktualitet

Studiuesi ‘merr në mbrojtje’ Ornela Vorpsin: E kryqëzuan! Miqtë francezë më pyesnin për të...

Shkruar nga Newsbomb

Shkrimtarja Ornela Vorpsi është komentuar pafund ditët e fundit lidhur me deklaratat e saj për kryeministrin Rama, ku u shpreh se për të si artist ka ndjerë gjithnjë një dashuri platonike.

Por kjo deklaratë duket se nuk u prit mirë në opinionin publik. Ndërsa studiuesi Erald Kapri ka reaguar duke e marrë në ‘mbrojtje’ shkrimataren që sipas tij e kryqëzuan.

“Ornela Vorpsin e kam njohur vetëm nga fama e saj. Miqtë e parë francezë që njoha gjatë studimeve me pyetën për Ornela Vorpsin. Ngrita supet fillimisht e më pas kërkova për të. Kushdo që ka lexuar Kadarënë në Mengjeset në kafe Rostand dhe pasazhet e tij për artisten Vorpsi, është ndjerë i surprizuar”, shprehet ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:  

Ornela Vorpsi e keqkuptuar dhe e keqintepretuar

Jam ndjerë tepër keq ditët e fundit nga reagimet pa fund (ato negativet) ndaj artistes shqiptare Ornela Vorpsi. Fjalët e saj për kryeministrin në rini apo në art shkaktuan një reagim krejt të pavend, duke e keqkuptuar dhe në rastin më të rëndë duke e keqinterpretuar.

Ornela Vorpsin e kam njohur vetëm nga fama e saj. Miqtë e parë francezë që njoha gjatë studimeve me pyetën për Ornela Vorpsin. Ngrita supet fillimisht e më pas kërkova për të. Kushdo që ka lexuar Kadarënë në Mengjeset në kafe Rostand dhe pasazhet e tij për artisten Vorpsi, është ndjerë i surprizuar. 

Ornela është një artiste me mjaft shije, mjaft e paqtë dhe fisnike. Është rritur në Shqipërinë e mbyllur, duke vizituar babain e saj në burgun e Spaçit dhe konsiderohej një nga vajzat më të bukura të Tiranës në vitet 80. Sot ajo është një artiste e arrirë dhe një shkrimtare me stil që shkruan në gjuhë të huaj si një mundësi për t’u ndjerë e lirë. 

Deklaratat e saj për Ramën pedagog dhe artist u zhvendosën krejtësisht nga konteksti, kur edhe vetë ajo u shpreh se nuk e njeh Ramën si politikan. Më shumë se sa të kryqëzohej Ornela, çiltërsia e saj duhet të shërbente për një debat tjetër, atë të transformimit të Ramës, të artistit që në pushtet është kthyer në një autoritar dhe shtypës i popullit të vetë. Por Ornela me rikthimin e saj në Shqipëri shërbeu për të kuptuar edhe njëherë se sa shoqëri e polarizuar dhe e patakt që jemi, pa shije, e padrejtë.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.