Problematikat që kanë lindur mes Irzraelit dhe Palestinës pas vendimit të Donald Trump për të njohur Jeruzalemin kryeqytet, ka filluar të ndjehet edhe në Shqipëri.
Studiuesi Medlir Mema i ftuar në “Tonight Ilva Tare”, në Oraneës u shpreh se janë pseë, çështjet kryesore midis izraelitëve dhe palestinezëve.
Si çështje të parë studiuesi Mema tha se është ajo e kufirit mes dy vendeve.
“Janë 5 çështjet kryesore, e para është çështja e kufirit. Ka një marrëveshje paraprakisht midis izraelitëve dhe palestinezëve të vitit 1967. Izraeli vazhdon të ndërtojë kundër marrëveshjet dhe rezolutave të OKB-së. E dyta është çështja e Jerusalemit. E treta është siguria e brendshëm e Izraelit. Izraeli nuk ka një thellësi strategjike për t’u mbrojtur nga vendet që i konsideron si armiq të vet. Çështja e katërt është ajo e refugjatëve. Janë sot 5 mln palestinezë që jetojnë në Gaza, ose Jordani që nuk i lejon të kthehet. Çështja e pestë është që Izraeli i kërkon shtetit të ardhshëm palestinez që të pranojë që shteti izraelit është një shtet hebre”,- u shpreh Medlir Mema.