Hapësire reklamuese

Aktualitet

Studiuan vendin dhe ranë dakord për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, Enver Divën e zuri Covid-19; Bënte thirrje për ndihmë në TV (FOTO-KUSH janë të arrestuarit)

Shkruar nga Newsbomb
Studiuan vendin dhe ranë dakord për vrasjen e dy vëllezërve

Besian Xhixha dhe Enver Diva, janë dy personat e arrestuar sot nga Policia për vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës, një vit më parë, shkruan newsbomb.al. Ata janë arrestuar sot edhe pse nuk kanë marrë pjesë në ekzekutim.

Prokuroria Speciale SPAK që drejton hetimet për këtë ngjarje, i akuzon dy të arrestuarit për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”. Një vepër penale që dënohet me burgim gjer në pesë vjet. Në këmbim të parave, ata kanë pranuar të bëjnë ekzekutimin.

Xhixha dhe Diva janë kontaktuar nga Nuredin Dumani, për të vrarë dy vëllezërit Haxhia në Shënavlash të Durrësit. Ata kanë rënë dakord që ta bënin vrasjen e dy vëllezërve, por Enver Divën e zuri Covid-19 dhe autorët u ndryshuan, shkruan newsbomb.al. Vrasja u bë nga vet Nuredin Dumani dhe Talo Çela.

Autorët e krimit përdorën një makinë Toyota ngjyrë gri, dhe i kanë goditur viktimat me kallashnikov, duke derdhur mbi ta 55 plumba. Vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë në 27 prill në Durrës.

Kush është Besjan Xhixha

I arrestuari i sotëm nuk është një emër i panjohur për Policinë. Ai është arrestuar në vitin 2012 ppasi ka marrë peng një person, në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë, shkruan newsbomb.al. Nën kërcënimin e armës, ata kanë marrë peng një 27 vjeçar në shëtitoren “Taulantia” në Durrës dhe e kanë transportuar drejt Fushë Krujës.

Dëshmitarët e rastit kanë denoncuar se disa të rinj kanë marrë peng një person dhe janë larguar me automjetin tip Ford Mandeo, me targa AA 436 DD.

Policia e vënë në lëvizje menjëherë ka arritur të ndalojë mjetin të hyrje të Fushë Krujës dhe ka kryer arrestimin e autorëve Fatjon Bila, 21 vjeç, Besian Xhixha, 21 vjeç,  Arber Çollaku, 22 vjeç si dhe bashkëpunëtorin e tyre me iniciale A.M. Për këtë ngjarje Xhixha është dënuar me 8 muaj burg.

Enver Diva, i arrestuari që zuri Covid-19

Enver Diva bashkë me Besian Xhixhën ranë dakord të vrisnin dy vëllezërit në Durrës por të parin e zuri Covid dhe autorët ndryshuan. Tre ditë para vrasjes, Enver Diva i infektuar me covid-19, ka dalë në media dhe kërkonte ndihmë pasi nuk kishte para të blinte ilaçet.

Në një intervistë për Fax News ai tregon se ka qenë gruaja e tij, punonjëse në një nga fasoneritë e Krujës, ajo që është infektuar fillimisht nga virusi, dhe ia ka kaluar edhe atij. Fatmirësisht nuk janë infektuar 3 fëmijët e çiftit, ama sipas kryefamiljarit janë duke ngrënë bukë thatë. E vetmja ndihmë që kanë marrë nga ana e Bashkisë është një thes miell dhe dy kile makarona dhe oriz.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll