Hapësire reklamuese

Politikë

‘Studio s’është e jotja, është e T.CH, mos më ndërprit’, replika të FORTA mes deputetit miliarder dhe moderatores: Të ndërpres që ç’ke me të...

Shkruar nga Newsbomb
Eni Vasili

Në emisionin “OPEN” po diskutohet lidhur me deklaratën e Yuri Kim për liderët politikë, që të mos fusin në listat e tyre për kandidatët për deputetë persona të inkriminuar.

Mirëpo gjatë diskursit të deputetit socialist Alket Hyseni, ndërhyri moderatorja Eni Vasili dhe deputeti u acarua, duke pretenduar se ishte e disata herë që ndërpritet, ndërkohë që për PD panelistët e tjerë janë lejuar të flasin deri në fund.

Vasili: Më fal pak Hyseni...

Hyseni: Të lutem mos më ndërprit mua se po flas, e di që s’e pëlqeni PS, por më lini të flas unë për PS meqë jam pjesë e saj.

Vasili: Mos bëni etiketime, mos më thoni mua kë pëlqej dhe kë jo, nuk keni të drejtë, unë jam këtu për të drejtuar emisionin.

Hyseni: Po nuk më ndërpret dot mua se po flas...

Vasili: Të ndërpres që ç’ke me atë punë ore, çfarë thua o Alket?!

Hyseni: Kjo studio s’është e jotja është e topchannel.

Vasili: Ou? E imja është, emsionin e drejtoj unë!

Hyseni: Ps është ajo parti që...

Vasili i ndërpret sërish

Hyseni: Do më lësh të përgjigjem unë apo jo? Se latë të përgjigjen të gjitha pyetjet për PD.

Vasili: Të gjitha le të përgjigjen.

Hyseni: Retorikën e politikës le ta bëjnë në fushatë këta, jo në studio.

***

Lexo edhe: ‘Kreu i Bashkisë Kavajë me probleme me ligjin u bë kreu i PS’, deputeti i kthehet ashpër Shabanit: Po gënjen! Tërhiqe deklaratën ose...

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll