Hapësire reklamuese

Bota

Studimi: Vaksina e BioNTech/Pfizer pengon transmentimin e virusit

Shkruar nga Newsbomb

Studimet e fundit në Izrael për efektshmërinë e vaksinës BioNTech janë shpresëdhënëse.

Në këto studime paraprake është provuar, se nga vaksina e BioNTech dhe partnerit amerikan, Pfizer mund të pengohet ecuria e rëndë e sëmundjes Covid-19 në afër 99% të rasteve, ka bërë të ditur Ministria izraelite e Shëndetësisë.

Por edhe një lajm tjetër i mirë vjen nga Izraeli: Në një studim vëzhgues ende të papublikuar të prodhuesit të vaksinës dhe ministrisë izraelite, me gjasa vaksina pengon deri në 90% transmentimin e virusit e me këtë edhe infektimin e një personi tjetër. Deri tani ishte e paqartë, nëse vaksina mbron vetëm të vaksinuarit apo edhe njerëzit përreth.

Studimi në Izrael sipas raportimeve në media bazohet në të dhënat e 1,7 milionë të vaksinuarve dhe së shpejti do të publikohet me të ashtuquajturën procedurë "Preprint" në një revistë shkencore.

Eksperti gjerman i shëndetësisë dhe politikani socialdemokrat, Karl Lauterbach është shprehur për gazetën "Bild" pas publikimit të lajmit, se "këto vlerësime janë me rëndësi të madhe". Vaksina vërtet me këtë mundëson një imunitet të tufës dhe mundëson kthimin në jetën normale. Në Izrael e kanë marrë vaksinën gati gjysma e 9,3 milionë izraelitëve. Ky vend është vendi i parë në botë që ka kryer më shumë vaksinime dhe është i përshtatshëm për vëzhgime shkencore në masë./DW.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.