Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
4.6kmh
100 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

E thotë studimi: Suedia është “eksportuese neto” e koronavirusit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Qasja e butë e Suedisë ndaj pandemisë së koronavirusit, ka ndihmuar në përhapje të infektimeve edhe në shtetet tjera, është thënë në një studim të ri.

Studimi, i publikuar nga revista shkencore, Eurosurveillance, është kryer nga hulumtuesit në Universitetin Uppsala në Suedi, Instituti për Shëndet Publik në Norvegji dhe Universiteti i Sidnejt në Australi.

“Suedia ka qenë eksportuese neto e koronavirusit në fqinjët tanë nordikë në vitin e parë të pandemisë”, ka thënë, John Pettersson nga Universiteti Uppsala për televizionin suedez, STV.

Suedia ka marrë pak masa për të parandaluar përhapjen e këtij virusi në fazat e para të pandemisë, për dallim nga shtetet tjera skandinave.Si rezultat, numri i të infektuarve ka qenë i lartë, gjë që menjëherë ka inkurajuar mutacionin e virusit, sipas hulumtuesve, shkruan REL.

Studimi është bazuar në analizimin e 71,000 mostrave, duke u mundësuar hulumtuesve që të analizojnë prejardhjen e përhapjes së virusit nga rajoni nordik.

Zinxhiri i infektimeve është thënë të ketë pasur origjinën në Suedi, para se të kalonte në vendet tjera.Prej shpërthimit të pandemisë, Suedia ka regjistruar mbi 15.000 viktima me koronavirus.

Për krahasim, Danimarka ka regjistruar rreth 2,700 viktima, Norvegjia rreth 900, derisa Finlanda rreth 1,200.Secili prej këtyre vendeve ka pak më shumë se gjysmën e popullsisë së Suedisë.


Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img