Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
83 %
1kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
41 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Studimi: Rriten rastet e skizofrenisë të shkaktuara nga përdorimi i kanabisit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjatë 24 viteve të fundit, numri i rasteve me skizofreni që lidhen me përdorimin e kanabisit ka patur një rritje të madhe, sipas një studimi të kryer në Danimarkë.

Në vitin 1995, 2% e diagnozave me skizofreni, rezultonin gjithashtu të lidhura me çrregullimin e përdorimit të kanabisit. Studimi zbulon se në vitin 2000, kjo shifër u rrit në 4% dhe në vitin 2010, në 8%.

“Unë mendoj që studimi ynë, ashtu si edhe studime të tjera të tregojnë që përdorimi i kanabisit nuk është i padëmshëm”, tha Carsten Hjorthøj, profesor i asociuar në Qendrën Kërkimore të Kopenhagës për Shëndetin Mendor dhe një autor i studimit të botuar në revistën mjekësore JAMA Psychiatry.

“Për fat të keq, ka prova që sugjerojnë se kanabisi po shihet gjithnjë e më tepër si një substancë e padëmshme. Kjo është për të ardhur keq, pasi ne shohim një lidhje me skizofreninë, funksionin e dobët konjitiv dhe çrregullimi i përdorimit të substancave”, vijon ai.

Edhe studime të mëparshme kanë treguar një lidhje mes përdorimit të kanabisit dhe skizofrenisë. Shumë studiues mendojnë se përdorimi i kanabisit mund të jetë “shkak përbërës”, që ndërvepron me faktorë të tjerë për të shkaktuar këtë gjendje.

“Sigurisht që gjetjet tona do të duhet të krahasohen me gjetje të studimeve në vende të tjera. Por unë jam i sigurt se do të shohim modele të ngjashme do të shohim në vende ku përdorimi i kanabisit është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, ose ku është rritur potenca e kanabisit, pasi ka studime që sugjerojnë se kanabisi me potencë të lartë shkakton skizofreni”, tha Hjorthøj. Skizofrenia është një çrregullim mendor kronik, i rëndë dhe paaftësues. Simptomat mund të përfshijnë deluzionin, çrregullime mendimesh dhe halucinacione. Në të gjithë botën, skizofrenia prek 20 milion njerëz. Asnjë kurë nuk ekziston për të

Më shumë

spot_img
spot_img