Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
34 %
3.6kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

STUDIMI/ ‘Puna nga shtëpia’, britanikët i kushtojnë 1 orë më shumë se në zyrë

spot_img

Lajme të ngjashëm

e0899789350db3a5a335684de05d9583

Ajo që u ndikua më së shumti fill me nisjen e pandemisë është puna. Dyshimet nëse do të kishte sukses të punuarit nga shtëpia ishin të mëdha.

Por një studim i shfaqur nga ‘Daily mail’ tregon sesi ka ndryshuar koncepti i punës me ndryshimin e ambientit.

Njerëzit që punojnë nga shtëpia bëjnë gati-gati një orë shtesë në ditë pasi hulumtimet tregojnë se ata dërgojnë më shumë e-maile dhe marrin pjesë në më shumë takime sesa kur janë në zyrë.

Sipas një raporti nga Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike, njerëzit po kalojnë 49 minuta më gjatë në tryezat e tyre çdo ditë, katër orë shtesë në javë, pavarësisht nga dëshira e Qeverisë për Britanikët që të kthehen në punë.

Para se koronavirusi të fillonte, vetëm 6% prej tyre punonin nga shtëpia, krahasuar me 43 % të popullsisë në kulmin e shpërthimit të pandemisë.

E ndërsa janë pyetur disa punonjës, 90% e tyre thonë se do të dëshironin të vazhdonin të punonin nga shtëpia në një formë ose në një tjetër, edhe nëse kjo do të thotë se duhet të punojnë me orë më të gjata, ndërsa 70 % pohojnë se janë më produktivë sesa janë në zyrë.

Por, përkundër pretendimeve se punëtorët po shfrytëzojnë orarin e punës edhe për të përdorur disi telefonat e tyre, studiuesit në Harvard dhe në Universitetin e Nju Jorkut zbuluan se stafi po merr pjesë në më shumë takime dhe po dërgon më shumë email.

Ata analizuan të dhënat nga 21,000 kompani në 16 qytete në SH.B.A., Evropë dhe Lindjen e Mesme të cilat treguan se koha midis postës elektronike të parë dhe të fundit të dërguar nga një punonjës brenda një dite ishte rritur me 48.5 minuta.

Për më tepër, numri i takimeve u rrit me më shumë se 10 % sesa para pandemisë.

Pavarësisht produktivitetit që të punuarit nga shtëpia duket se po jep, akoma ngelet dilema sesa gjatë do vazhdojë kjo mënyrë e të punuarit kështu. E nëse kjo jep rezultate të mira përsa i përket bilancit të punës, ndjesia që të fal të punuarit nga zyra s’ka sesi të ketë të krahasuar me atë të një kompjuteri në dhomën e gjumit. Frymëzimi nis së pari nga ambienti se ku punon dhe sidomos nga energjia që kolegët të japin.

Më shumë

spot_img