Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
31 %
3.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
23 °
E diel, 25 Shtator, 2022

Studimi: Poli i Veriut po ngrohet katër herë më shpejt se pjesa tjetër e botës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Teksa akullnajat po shkrihen, zjarret kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore, shkencëtarët kanë dalë me një studim tjetër alarmues: Arktiku po ngrohet me shpejtësi katër herë më të madhe se pjesa tjetër e botës.

Fenomeni i quajtur “përforcimi Arktik”, sipas shkencëtarëve po shkaktohet nga emetimet e karburanteve fosile që shkaktojnë nxehtësinë. Ritmi i rritjes së temperaturës rreth Polit të Veriut në dekadat e fundit ishte katër herë më i lartë se pjesa tjetër e planetit, zbuluan studiuesit e Institutit Meteorologjik Finlandez në një studim të botuar të enjten.

Shkencëtari kryesor i studimit, Mika Rantanen tha për CNN se ajo që është më alarmante ka të bëjë me faktin se modelet e klimës të përdorura nga shkencëtarët për të parashikuar ndryshimet afatgjata, nuk kanë arritur ta regjistrojnë këtë fenomen.

Studimi, i botuar në revistën “Communications Earth and Environment”, analizoi tendencat e temperaturës në Rrethin Arktik midis viteve 1979 dhe 2021, epoka moderne e të dhënave satelitore. Ata zbuluan se shkalla e ngrohjes është veçanërisht e lartë në rajonin euroaziatik të Arktikut, kryesisht në Detin Barents, i cili është ngrohur shtatë herë më shpejt se mesatarja globale.

Të dhënat e fundit zbuluan se temperatura mesatare vjetore në rajonin e Barents u rrit me 2.7 gradë Celsius çdo dekadë në 20 deri në 40 vitet e fundit, duke e bërë Detin Barents dhe ishujt e tij vendndodhjen më të shpejtë të ngrohjes në planet.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img