Tirana
scattered clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
2.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
12 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
15 °
E diel, 5 Dhjetor, 2021
spot_img

Studimi: Peshqit e ndjejnë dhimbjen

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një studim i ri pretendon se i ka dhënë fund dilemës nëse peshqit e ndjejnë apo jo dhimbjen.

Sipas studimit të kryer nga Universiteti i Liverpulit, edhe peshqit e njejnë dhimbjen njëlloj si njerëzit.

“Kur peshqve u stimulohet dhimbje e fortë në buzë, ata mund të shihen teksa shkojnë dhe fërkojnë buzët te xhami i akuariumit, njëlloj siç bëjnë njerëzit kur lëndojnë gishtin,”.

Studiuesit arritën në këtë konkluzion pasi vëzhguan sjelljen e qindra peshqve të kapur me grep. Po ashtu u vu re se peshqit e kuq të akuariumit, pasi goditeshin me elektroshok, për disa ditë rresht ata e shmangnin të njëjtën zonë, çka sugjeron se ata mbajnë mend dhimbjen që kanë kaluar.

“Nëse pranojmë se peshqit e ndjejnë dhimbjen, atëherë duhet të ketë një impakt të madh në mënyrën se si i trajtojmë. Duhet t’i trajtojmë me kujdes në mënyrë njerëzore që mos t’u shkaktojmë dhumbje,” thuhet më tej në studim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img