Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
26 °
Mar
29 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Studimi: Përdorimi i marijuanës ndikon aftësinë e të menduarit dhe planifikuarit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një studim i ri ngre alarmin për efektet negative që ka përdorimi i marijuanës në shëndetin mendor.

Prej kohësh studime të ndryshme kanë treguar se marijuana mund të dëmtojë funksionin kognitiv. Por një hulumtim i gjerë i botuar së fundmi “Addiction” zbulon se si ky ndikim mund të vijojë më gjatë, sidomos te adoleshentët.

“Problemet e përqëndrimit, të kujtesës dhe vështirësia për të mësuar mund të kenë ndikim të konsiderueshëm në jetën e përdoruesve”, thotë Dr. Alexandre Dumais, profesor në universitetin e Montrealit.

“Përdorimi i kanabisit tek të rinjtë mund të çojë në uljen e arritjeve arsimore dhe, tek të rriturit, në performancë të dobët në punë. Këto pasoja mund të jenë më të këqija te përdoruesit e rregullt”, tha Dumais.

Ndikimi i kanabisit në tru, mund të jetë veçanërisht i dëmshëm për zhvillimin kognitiv, kryesisht te të rinjtë, truri i të cilëve është në zhvillim.

“Ky studim ofron prova të forta për efektet negative të përdorimit të kanabisit dhe duhet të merret si provë kritike për t’i dhënë përparësi parandalimit të përdorimit të kanabisit tek të rinjtë,” tha Moreno.

Publikimi shqyrtoi studimet te mbi 43,000 njerëz dhe gjeti një ndikim negativ të tetrahidrokanabinolit ose THC, përbërësi kryesor psikoaktiv në kanabis, në nivelet më të larta të të menduarit. Këto funksione përfshijnë aftësinë për të marrë vendime, për të mbajtur mend të dhëna të rëndësishme, për të planifikuar, organizuar dhe zgjidhur probleme, si dhe për të kontrolluar emocionet dhe sjelljen.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img