Tirana
overcast clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
70 %
2.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Studimi: Nivelet e kolesterolit mund të dëmtojnë ose ndihmojnë zemrën tuaj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sëmundjet e zemrës konsiderohen ndër shkktarët kryesor të vdekjeve.

Sëmundja koronare e zemrës shkaktohet nga një grumbullim i gjakut të mpiksur në arterie që ngushton enët e gjakut dhe bllokon rrjedhën e gjakut të oksigjenuar në zemër.

Shpesh, njerëzit nuk kanë simptoma dhe mbeten të pavetëdijshëm se e kanë sëmundjen për vite me radhë derisa të zhvillojnë dhimbje gjoksi ose të pësojnë një ngjarje katastrofike si një sulm në zemër.

Përmes një studimi, ku në periudha të ndryshme kohore personave që ishin pjesë e studimit, iu matën nivelet e kolesterolit të keq, studiuesit zbuluan se: Sa më gjatë që një person të kishte nivele të larta të kolesterolit në moshë të re apo në moshën e mesme aq më i madh është rreziku për sëmundje koronare të zemrës.

Studimi kontrolloi për racën dhe përkatësinë etnike, seksin, vitin e lindjes, indeksin e masës trupore, duhanin, presionin e gjakut, diabetin e tipit 2 dhe përdorimin e uljes së lipideve dhe gjakut.

Sipas studimit një person nën 40-vjeç me nivel kolesteroli në 100 duhet të fillojë menjëherë trajtimin pasi është i rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

Të rinjtë kanë një rrezik të ulët afatshkurtër, por një rrezik të lartë afatgjatë tha YiYi Zhang, një asistent profesor i shkencave mjekësore në Universitetin e Kolumbisë në Nju Jork dhe autor kryesor i studimit.

“Mesazhi kryesor është të përpiqemi të mbajmë LDL të ulët deri në moshën e mesme. Kjo do të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.”

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img