Shkencëtarë të tjerë kanë thënë se këto të dhëna janë alarmante, por jo të papritura për shkak të rritjes së vazhdueshme të ndotjes së planetit dhe ardhjes së fenomenit klimatik El Nino , i cili ka një efekt në ngrohjes globale.I know there are a million people sharing temperature anomaly charts and maps lately, but there's a good reason for that. This is totally bonkers and people who look at this stuff routinely can't believe their eyes. Something very weird is happening. pic.twitter.com/vZ9eKEs22b
— Brian McNoldy (@BMcNoldy) June 10, 2023
Në një tjetër raport, shkencëtarët thanë se nëse rekordet e thyera këtë vit janë një shenjë e ndryshimit të klimës që tejkalon parashikimet klimaterike, ose nëse rezultati i krizës klimatike po del siç pritej, është një sinjal shumë shqetësues i asaj pritet të vijë.
Ndëkohë, ky vit pritet të jetë një nga më të nxehtit deri më tani, me të dhënat globale që tregojnë se temperaturat po rriten në nivele jashtëzakonisht të larta. Njëmbëdhjetë ditët e para të qershorit regjistruan temperaturat më të larta në histoi për këtë periudhë të vitit me një diferencë të konsiderueshme, sipas një analize të publikuar të enjten nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian, Copernicus. Studiuesit thanë se është gjithashtu hera e parë që temperaturat globale të ajrit gjatë qershorit, tejkaluan nivelet paraindustriale me më shumë se 1.5 gradë celcius.Sondazh
Poll