Hapësire reklamuese

Politikë

STUDIMI në SHBA: Koronavirusi NUK përhapet nga prekja e sipërfaqeve, dezinfektimi është i kotë

Shkruar nga Newsbomb

Shkenctarët në Amerikë mendojnë se koronavirusi që mund të gjendet mbi sipërfaqe si çelësat apo dorezat e dyerve nuk është aq i fortë sa të shkaktojë infektim.

Në fillim të pandemisë, në muajin mars, ekspertët thanë se prekja e sipërfaqeve dhe vendosja e duarve në gojë dhe fytyrë mund të rrisë rrezikun e infektimit nga Covid-19.

Por sipas një studimi të ri nga Universiteti i Kalifornisë, virusi që mbetet në sipërfaqe të ndryshme nuk është aq i fortë sa të shkaktojë infektimin me Covid-19.

“Tani e dimë që virusi nuk përhapet nga prekja e sipërfaqeve dhe e  fytyrës por nga të qenit afër dikujt që është i infektuar dhe nxjerr sekrecione  nga goja ose hunda. Shumicën e rasteve këta persona nuk e dinë që janë të infektuar. Mund të themi që spërkatja e vazhdueshme e sipërfaqeve me spraj antibakterial mund të jetë i panevojshëm në luftën kundër  këtij virusi”, tha Monica Gandhi nga Universiteti i Kalifornisë.

Në fillim u tha se virusi mund të jetonte deri në tre ditë në sipëfaqe prandaj dyqanet vendosën rregulla të forta, duke mos i lejuar klientët të preknin produktet që nuk do t’i blinin. Ndërsa tani ata u ofrojnë klientëve alkool për të dezifektuar duart dhe shportën përpara përdorimit.

Gandhi gjithashtu shtoi se maskat i bllokojnë këto grimca virale dhe se spërklat nuk mund të kalojnë nëpër fibra.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll