Hapësire reklamuese

Bota

STUDIMI/ Maskat anti-covid humbasin funksionin në shi, ja çfarë thonë ekspertët

Shkruar nga Newsbomb

Një studim i publikuar nga ‘Dailymail’ tregon sesi maskat për mbrojtjen nga koronavirusi, nuk kanë asnjë funksion mbrojtës në shi.

Ka qenë një ish zyrtar i lartë i OBSH-së që u ka bërë thirrje njerëzve që të ndryshojnë maskën anti-covid pasi nëse ajo laget do të humbasë funksionin i saj mbrojtës.

'Lagështia i bën maskat poroze' thotë ish zyrtar i lartë i OBSH-së duke nënkuptuar se të gjitha llojet e maskave janë në thelb të prekshme nga moti i lagësht.

Disa nga shkencëtaret i kanë bërë thirrje qeverisë që ta bëjë të qartë për njerëzit sesa rrezikshmëri mban maska e lagësht në vjeshtë.

Ku paralajmërim vjen në një kohë kur shumë vende Përdorimin e maskës e kanë bërë të detyrueshme, si një masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. 

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.