Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Sht
14 °
Die
19 °
Hën
14 °
Mar
12 °
Mër
10 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Studimi: Koronavirusi ka pësuar mutacion në 30 variacione të ndryshme

Lajme të ngjashëm

Një studim i ri në Kinë ka gjetur se koronavirusi i ri ka pësuar mutacion në të paktën 30 variacione të ndryshme.

Studimi u krye nga Profesor Li Lanjuan dhe kolegët e tij nga Universiteti Zhejiang në Hangzhou, Kinë dhe u botua në një letër të pa shqyrtuar nga kolegët, të lëshuar në faqen e internetit medRxiv.org të dielën.

Studimi tregon se ekspertët e kanë nënvlerësuar së tepërmi mundësinë e virusit për të pësuar mutacion, e ndërsa variacione të ndryshme kanë prekur vende të ndryshme të botës, duke e bërë të vështirë gjetjen e një kure gjithëpërfshirëse, raporton newsbomb.al.

11 variacione të virusit të zgjedhur në mënyrë rastësore nga qyteti Hangzhou në Kinë u analizuan dhe testuan për të parë me sa efikasitet mund të infektonin dhe vrisnin qelizat.

“Sars-CoV-2 ka pësuar mutacione të afta për të ndryshuar në mënyrë thelbësore patogjenitetin e saj,” shkroi profesori Li.

Ekipi zbuloi se disa nga mutacionet mund të çojnë në ndryshime funksionale në proteinën e koronës së virusit, njoftoi South China Morning Post. Ajo është proteina që koronavirusi përdor për t’u ngjitur me qelizat e njeriut.

Ekipi i studiuesve infektoi qelizat me llojet COVID-19 që bartin mutacione të ndryshme, nga të cilat disa lloje më agresive u zbulua se gjeneronin 270 herë më shumë ngarkesë virale sesa llojet më të dobëta. Llojet agresive të virusit i vranë qelizat njerëzore në një kohë më të shpejtë.

Rezultatet treguan “se diversiteti i vërtetë i variacioneve virale është i nënvlerësuar në masë të madhe,” shkroi Li. /Newsbomb.al

Më shumë