Hapësire reklamuese

Bota

Studimi: Kombinimi AstraZeneca-Pfizer, rrit 6 herë nivelin e antitrupave

Shkruar nga Newsbomb
Studimi: Kombinimi AstraZeneca-Pfizer, rrit 6 herë nivelin e antitrupave

Sipas një studimi të kryer nga një grup shkencëtarësh në Korenë e Jugut ka rezultuar se duke përdorur vaksinën AstraZeneca dhe më pas duke marrë si dozë të dytë atë të Pfizer niveli i antitrupave do të rritet 6 herë më shumë krahasuar me dy doza AstraZeneca.

Në këtë studim të kryer, morën pjesë 499 punonjës mjekësore ku 100 prej tyre morën doza të përziera, ndërsa 200 të tjerë morën dy doza Pfizer dhe pjesa tjetër morë dy doza AstraZeneca.

Në të gjitha rastet pati krijim të antitrupave, të cilët e ndalojnë hyrjen e virusit në qeliza dhe nga shumimi i tij.

Mirëpo, më shumë antitrupa u krijuan te personat të cilët përzjenë vaksinat. Edhe një studim i publikuar muajin e kaluar nga Mbretëria e Bashkuar dilte në përfundimin se një dozë e vaksinës Pfizer, nëse jepet katër javë pas një doze të vaksinës AstraZeneca, prodhon përgjigje më të mirë imunitare.

Studimi i Koresë së Jugut gjithashtu analizoi aktivitetin neutralizues edhe ndaj varianteve kryesore të koronavirusit.

Asnjë nga kombinimet nuk demonstroi aktivitet të zvogëluar neutralizues kundër variantit Alfa, të identifikuar së pari në Britani, por neutralizimi u ul me 2.5 deri në 6 herë ndaj varianteve Beta, Gama dhe Delta, të zbuluara së pari në Afrikën e Jugut, përkatësisht në Brazil dhe Indi.


Sondazh

Poll