Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
1.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
24 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Studimi jep paralajmërimin e FORTË për ata që përdorin shpesh paracetamol

spot_img

Lajme të ngjashëm

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut dhe që marrin vazhdimisht paracetamol, mund të jenë duke i shtuar vetes rrezikun e atakut në zemër dhe hemoragjisë cerebrale, sipas një studimi.

Mjekët që lëshojnë recetat, duhet të mendojnë për rreziqet dhe përfitimet për pacientët që e marrin këtë mjekim për disa muaj me radhë, thonë studiuesit e Universitetit të Edinburgut.

Marrja e qetësuesve për dhimbje koke dhe ethe është e sigurt, theksojnë ata, por nevojiten kërkime të zgjeruara për të parë efektet në kohë tek individë të caktuar, shkruan BBC.

Paracetamoli përdoret gjerësisht në mbarë botën si mjekim i shpejtë për të lehtësuar dhimbjet, megjithatë ai jepet edhe për mbajtjen nën fre të dhimbjeve kronike.

110 vullnetarë iu nënshtruan verifikimeve; dy të tretat e tyre merrnin ilaçe për hipertension.

Në njërën nga provat, atyre iu kërkua te merrnin 1gr paracetamol katër herë në ditë për dy javë, një dozë e zakonshme kjo për pacientët me dhimbje kronike dhe më pas pilula placebo, për dy javë të tjera.

Eksperimenti tregoi se paracetamoli rriti presionin e gjakut, “një nga faktorët kryesore të rrezikut për atak në zemër e në tru. Studiuesit këshillojnë mjekët që të fillojnë pacientët me dhimbje kronike me një dozë sa më të ulët të paracetamolit.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img