Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Studimi japonez nxjerr “jashtë loje” dentistët, shkencëtarët gjejnë kurën për rigjenerimin e dhëmbëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ekip shkencor japonez i përbërë nga shkencëtarë të universiteteve të Kyotos dhe Fukuit kanë bërë një zbulim që mund të nxjerrë “jashtë loje” dentistët.

Sipas studimit, bllokimi i gjenit USAG-1 përmes përdorimit të disa antibiotikëve që veprojnë specifikisht ndaj tij, lejon rritjen natyrale të dhëmbëve, edhe kur ata kanë rënë.

“E dinim që bllokimi i USAG-1 ndihmon në rritjen e dhëmbëve, por nuk dinim ende sa e plotë ishte ajo”, deklaroi përgjegjësi i studimit, Katsu Takahashi.

Studimet fillestare te minjtë dhe më pas te gjallesa të tjera që kanë dhëmbë të ngjashëm me njeriun kanë dhënë rezultate shumë të mira, duke u dhënë shkencëtarëve shpresë për vazhdimin edhe më tej të këtij studimi.

Tashmë do të pritet që ky eksperiment të përdoret te derrat dhe qentë, dhe nëse rezultatet do të jenë të mira, atëherë do të provohet edhe te njerëzit.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img