Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
3.6kmh
75 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
12 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Studimi: Inteligjenca artificiale do të gjenerojë të ardhura prej 246 miliardë dollarësh në vendet e Mesdheut deri në 2030

Lajme të ngjashëm

Vendet e Mesdheut do të gjenerojnë të ardhura prej 246 miliardë dollarësh deri në vitin 2030 duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale, sipas një studimi me titull “Ndikimi i inteligjencës artificiale në vendet e Harkut të Mesdheut”, i porositur nga Mediterranean Geopolitics & Public Policies (Geomett) dhe i përgatitur nga VRAIN e UPV.

Dokumenti tregon rëndësinë që do të ketë AI (inteligjenca artificiale) në vendet e Harkut të Mesdheut, si dhe përfitimet që do të sjellë në shëndetësi, meteorologji, mjedis, moshën e tretë, arsim dhe sektorin publik.

Raporti, u paraqit në Parlamentin Evropian nga studiuesit Aida Gil dhe Vicent Botti.

Ky raport nënvizon se si Turqia ka investimin e pestë më të rëndësishëm në inteligjencën artificiale gjatë dhjetë viteve të fundit, duke shpenzuar pothuajse 3.4 miliardë dollarë dhe Izraeli renditet i katërti në mesin e vendeve të Lindjes së Mesme. Kjo tregon korrelacionin midis rezultatit shkencor, të matur në publikimet shkencore, dhe përfitimet që prodhon aktiviteti i AI në vend.

Gjetjet e raportit theksojnë se përdorimi i inteligjencës artificiale në sektorët e konsumatorit, ndërmarrjeve, qeverisë dhe mbrojtjes po rritet. Si rezultat, ka pasur një zhvendosje nga të folurit dhe raportimi mbi inteligjencën artificiale në planifikimin dhe ndërtimin e zgjidhjeve të saj.

Megjithatë raporti veçon disa shtete në Mesdheut, ku kompanitë kanë aplikimi shumë të ulët apo zero, të teknologjisë së inteligjencës artificiale. Studimi sugjeron se këto kompani duhet të adaptohen, të tregojnë përmirësimin e tyre në hyrjen në tregje të reja, përmirësimin e produkteve dhe shërbimeve dhe tërheqjen e klientëve të rinj.

Megjithatë, studimi nënvizon se përfitimet e AI janë të dukshme, jo vetëm për kompanitë, por edhe në një nivel shoqëror, nëse AI plotësohet me vlera morale, sociale dhe kulturore, si siguria, qëndrueshmëria, demokracia, pjesëmarrja, transparenca ose llogaridhënia.

Harku Mesdhetar përbëhet nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Spanja, Franca, Greqia, Italia, Malta, Monako, Mali i Zi, Algjeria, Egjipti, Libia, Maroku, Tunizia, Qiproja, Izraeli, Jordania, Libani. Siria, Turqia dhe Palestina.

Më shumë