Hapësire reklamuese

Aktualitet

STUDIMI i ri: Pacientët me kancer nuk janë të mbrojtur nga Covid-19 vetëm me një dozë

Shkruar nga Newsbomb

Më shumë se gjysma e pacientëve të cilët vuajnë nga sëmundja e kancerit, janë të pambrojtur nga koronavirusi me një dozë të vetme.

Një studimi i ri që ka përshirë disa persona që janë të prekur nga kanceri tregojnë se vetëm 39% e personave të sëmurë me kancer të tillë si gjiri ose prostate, kishin antitrupa në tre javë.

Doza e vetme ishte edhe më pak e efektshme në pacientët me kancer të gjakut dhe palcës së kockave, me vetëm 13 përqind të zhvillimit të proteinave luftuese kundër virusit, krahasuar me 97 përqind të njerëzve të shëndetshëm.

Pas këtij studimi, Organizatat bamirëse të kancerit dhe shkencëtarët që drejtuan kërkimin kërkojnë urgjentisht që 2 milion pacientë me kancer në Britani të marrin injeksionin e dytë më shpejt.

Pacientët me kancer janë ndër më të prekshmit ndaj vdekjes nga Covid dhe të varur nga një vaksinë sepse sistemi i tyre imunitar tashmë është i kompromentuar. Ata vazhimisht janë nën efektet e ilaceve të cilat e bëjnë edhe më të vështirë për trupat e tyre që të mbrohen natyrshëm kundër virusit.

“Pacientët me kancer duhet të vaksinohen sa më shpejt, veçanërisht ata me kancer të gjakut, duhet të monitorohen intensivisht në mënyrë që ata që të largohen nga familha, miqtë dhe kujdestarët të jenë të sigurt për mjedisin e tyre,’ tha mjeku Adrian Hayday.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll