Hapësire reklamuese

Showbiz

Studimi i ri ngre shqetësim: Qëndrimi i tepërt me kokën ulur në celular apo librër, krijon ngarkesë në shpinën cervikale

Shkruar nga Newsbomb
Studimi i ri ngre shqetësim: Qëndrimi i tepërt me kokën ulur

Varësia nga telefoni dhe rrjetet sociale jo vetëm që të dëmton piskologjikisht por sipas një studimi të fundit dëmton edhe fizikisht.

Qëndrimi i ngjitur pas celularit mund të krijojë një ngarkesë prej 27 kilogramësh presion në shpinë cervikale.

Ky studin është kryer vite më parë nga kirurgu Kenneth Hansraj, në spitalin e “Neë York Spine Surgery and Rehabilitation Medicine”.

Sipas tij kur ne lexojmë gazeta, shkruajmë, lexojmë ose luajme me telefon, mesatarisht kalojmë 2 deri në 4 orë me kokën ulur. E përkthyer në orë, në një vit bëhen rreth 700-1400 orë stres cervical, të cilat shtohen nëse persona të tjerë qëndrojnë më shumë me kokën e ulur sipër celularit ose librave.

Pesha e vendosur në qafë varet nga pjerrësia e supozuar e kokës. Një kënd prej 15 gradë është i barabartë me 12 kilogramë dhimbje, 30 gradë 18 kg, 45 gradë 22 kg dhe 60 gradë 27 kg.

Hansraj pranon se përdorimi i teknologjive të reja nuk mund të shmanget. Por dëmtimi i shtyllës kurrizore mund të parandalohet duke mbajtur një pozicion të saktë të kokës, me veshët në linjë me shpatullat.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.