Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Studimi i fundit: Pasojat e koronavirusit mund të ndihen edhe pas 1 viti

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

188c00e7e780f380c8bc29ded757799d

Një studim i fundit ka provuar se edhe personat që e kanë kaluar koronavirusin nuk janë 100% të shëndetshëm.

Ndër pasojat më të shpeshta afatgjata të infektimit me koronavirus janë dhimbjet e muskujve dhe problemet me frikën apo depresionin.

Sipas një studimi afatgjatë nga Kina, dy e treta e të sëmurëve rëndë me COVID-19 vuajnë edhe gjashtë muaj pas infektimit pasojat e sëmundjes.

“Analiza jonë tregon se shumica e pacientëve, pas daljes nga spitali duhet të jetojnë të paktën me disa nga efektet e virusit dhe nënvizojnë nevojën e një kujdesi post-COVID-19, veçanërisht për ata që kanë kaluar infeksion të rëndë”, thotë Bin Cao, një nga autorët e studimit dhe zëvendësdrejtor i Qendrës Kombëtare Klinike për Sëmundjet Respiratore.

Shkencëtarët vëzhguan 1733 të infektuar, të cilët e kishin kaluar infektimin nga 7 janari dhe në 29 maj 2020 në spitalin Jin Yin-tan në qytetin Vuhan.

Nga mesi i qershorit dhe fillimi i shtatorit të vitit të kaluar pacientët u kontrolluan sërish, ku shkencëtarët panë që 76% e tyre tregonin një simptomë që e shoqëronte pacientin që nga infektimi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img