Hapësire reklamuese

Bota

Studimi i fundit: Nuhatja dhe shija mund të humbasin përgjithmonë te ata që infektohen me COVID

Shkruar nga Newsbomb
Studimi i fundit: Nuhatja dhe shija mund të humbasin përgjithmonë

Humbja e nuhatjes dhe shijes është një nga karakteristikat e COVID-19, së bashku me kollën dhe temperaturën.

Një studim i fundit i kërkuesve shkencorë të Institutit Karolinska në Stokholm tregoi se personat që infektohen me COVID mund ta humbasin shijen dhe nuhatjen përgjithmonë.

Ata testuan 100 persona që e kishin humbur shijen dhe nuhatjen në mars të vitit 2020, ndërsa vunë re se pas 18 muajsh, 5 prej tyre ende nuk nuhasnin dhe nuk shijonin.

Kjo ka ndodhur për shkak se ka raste që virusi dëmton edhe nervat në kanalin e hundës, duke ulur shumë ndjeshmërinë edhe pasi largohet nga organizmi.

Sondazh

Poll