Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
3.1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 27 Nëntor, 2021
spot_img

Studimi i fundit i OBSH tregon nëse nënat e infektuara me COVID-19 duhet t’i ushqejnë fëmijët me gji

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f486b07f1ad205f5fcc94607db5200b8

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nxjerrë rezultate e një studimi të ri, ku tregohet nëse nënat e infektuara me COVID-19 duhet t’i ushqejnë me gji fëmijët e tyre.

“Nënat e reja të infektuara me COVID-19 duhet të vazhdojnë ushqyerjen me gji dhe nuk duhet të ndahen nga foshnjat e tyre”, thotë në deklaratën e saj OBSH, duke shtuar se përfitimet e ushqyerjes me gji kalojnë çdo rrezik.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në një konferencë virtuale për shtyp, se agjencia shëndetësore e SHBA ka hetuar në lidhje me rreziqet që nënat mund të transmetojnë te foshnjat e tyre kur i ushqejnë ato me gji.

“Ne e dimë që fëmijët janë me rrezik relativisht të ulët ndaj COVID-19, por janë në rrezik të lartë nga shumë sëmundje dhe kushte të tjera që i parandalon ushqyerja me gji”, – tha ai.

“Bazuar në provat e dhëna, këshillat e OBSH-së janë që përfitimet e ushqyerjes me gji tejkalojnë çdo rrezik potencial të transmetimit të COVID-19”, – shtoi kreu i OBSH.

Anshu Banerjee, këshilltari i lartë i OBSH-së për shëndetin riprodhues dhe përgjegjës në studim, tha se deri më tani, virusi që shkakton COVID-19 nuk është gjetur në qumështin e gjirit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img