Tirana
scattered clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
75 %
3.1kmh
40 %
Mër
7 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
13 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Studimi i Akademisë së Shkencave: 73% e shqiptarëve janë imunizuar nga Covid, moshat mbi 60 vjeç të bëjnë dozën e 3-të, vaksinë dhe për fëmijët

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

73.3% e popullsisë shqiptare është imunizuar nga Covid-19. Në këtë përfundim ka arritur Akademia e Shkencave të Shqipërisë pas një studimi që ka nisur muaj më parë. Faza e tretë e këtij studimi, që është bërë publike sot dhe ka pasur si kampion një numër prej 1,500 persona.

Kjo fazë e tretë nisi më 16 Qershor 2021 dhe ka zgjatur deri më datë 23 korrik 2021.

Sipas rezultateve të marra nga studimi, më shumë se 73.3 % e personave kanë rezultuar se kanë antitrupa. Mjekët dhe ekspertët që janë marrë me këtë studim thonë se moshat mbi 60 vjeç të cilat kanë marrë të dyja dozat e vaksinës, rekomandohet të bëjnë dhe një të tretë.

Po ashtu, Akademia e Shkencave rekomandon që të vaksinohet me të paktën me 1 dozë fëmijët mbi 12 vjeç.

 “Për të parandaluar reinfektimet në individët e vaksinuar apo që e kanë kaluar infeksionin mbi 6 muaj përpara, diskutohet kryerja e një doze përforcuese vaksine në moshat mbi 60 vjeç, si dhe në ata me sëmundje shoqëruese imunodeprimuese. Kjo është në përputhje me rekomandimet aktuale shkencore ndërkombëtare.

Gjithashtu të planifikohet dhe rekomandohet vaksinimi i të rinjve mbi moshën 12 vjeç me vaksina të miratuara për këto mosha.

Siç sugjerojnë të dhënat e fundit shkencore, një dozë e vetme vaksine në këto mosha duhet të jetë e mjaftueshme për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19 nëpër klasat shkollore. Vaksinimi i të rinjve mbi 12 vjeç t’u rekomandohet prindërve vetëm për ata të rinj që nuk e kanë kaluar infeksionin dhe sidomos për ata që kanë sëmundje shoqëruese kronike”, thuhet në njoftimin e Akademisë së Shkencave.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img