Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
15 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
5 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Studimi: Helmi i bletës vrau qelizat e kancerit të gjirit brenda 60 minutash

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

26d368a13b58f47cb6b4164a68f1f3ba

Një përbërës në helmin e bletës shkatërroi membranën e qelizës kanceroze brenda 60 minutash, kjo është gjetja premtuese e një studimi të Universitetit të Australisë së Perëndimit.

Helmi shkatërroi me shpejtësi qelizat e kancerit të gjirit trefish-negativ, një lloj kanceri që ka mundësi të pakta trajtimi, thotë studimi i publikuar në revistën shkencore “npj Precision Oncology”. Në studim u përdorën 300 bletë nga Anglia, Irlanda, Perthi dhe Australia Perëndimore.

“Helmi ishte ekstremisht i fuqishëm,” tha Dr. Ciara Duffy e Institutit të Kërkimeve Mjekësore Harry Perkins në këtë Universitet.

Studimi hetoi vetitë anti-kancer të helmit të bletëve dhe melittin-it, “përbërësi aktiv i helmit të bletës” sipas studimit të kryer mbi llojet e ndryshme të kancerit të gjirit, raporton newsbomb.al.

“Zbuluam se helmi i bletëve dhe melittin në mënyrë të konsiderueshme dhe të shpejtë uli qëndrueshmërinë e kancerit të gjirit të trefishtë negativ dhe të qelizave kancerogjene të pasuruara me HER2”, tha Duffy.

Ajo tha se studimi tregoi se helmi jo vetëm që shkatërroi qelizat kancerogjene, por uli ndjeshëm edhe kimikatet që i mundësojnë qelizave kancerogjene të ndahen dhe të shumohen brenda 20 minutave. /Newsbomb.al

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img