Hapësire reklamuese

Bota

Studimi: Ftohja e zakonshme mund të sigurojë mbrojtje nga Covid-19

Shkruar nga Newsbomb
Studimi: Ftohja e zakonshme mund të sigurojë mbrojtje nga Covid-19

Imuniteti natyral kundër një ftohjeje të zakonshme mund të ofrojë njëfarë mbrojtjeje edhe kundër Covid-19, sugjeron një studim i huaj.

Studimi i botuar në revistën shkencore " Nature Communications" , përfshiu 52 individë që jetonin me dikë që sapo ishte infektuar me Covid-19.

Ata që kishin zhvilluar imunitet pas një ftohjeje, ishin më pak të prirur për t'u prekur nga koronavirusi.

Ekspertët thonë se askush nuk duhet të mbështetet vetëm në këtë mbrojtje, duke theksuar sërish rëndësinë e marrjes së vaksinës anti-Covid.

BBC shkruan se studiuesit besojnë se gjetjet e tyre mund të ofrojnë një pasqyrë të dobishme se si sistemi imunitar mbrojtës i një trupi lufton virusin.

Ekspertët paralajmërojnë se do të ishte  "gabim i rëndë" për qytetarët të mendojnë se kushdo që ka kaluar së fundmi një ftohje,  mbrohet automatikisht  edhe nga Covid-19.

Sondazh

Poll