Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Studimi BEFASUES: Koronavirusi i ri po vret më shumë GRATË se sa burrat

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6496896a512e9db8ab64b93dfee56655

Sipas analizave të shifrave zyrtare të koronavirusit, gratë janë ato që po vdesin më shumë tani, se sa në valën e parë.

Ekspertët thonë se mund të jetë për shkak se ato janë më të prekshëm ndaj llojit të ri të koronavirusit që po përhapet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

“Tani virusi është më virulent, ju duhet sasi shumë më e ulët për të shkaktuar infeksionin, prandaj njerëzit që më parë nuk kishin gjasa të kapnin sëmundjen, si gratë e reja në formë janë papritmas të prekshëm”,- tha Dr. David Strain, një pedagog klinik në Universitetin e Exeter.

Dr. Strain paralajmëroi për një ndryshim në sjellje gjatë rrjedhës së pandemisë, duke thënë: “Pacientët më të rinj, veçanërisht gratë janë më të rrezikuara.”

Gjinia

Burrat ende vdesin në numër më të lartë se gratë në përgjithësi, por ka një ekuilibër midis gjinive krahasuar me pranverën.

Në valën e parë, 61 përqind e vdekjeve ishin burra dhe 39 përqind ishin gra.

Tani, 57 përqind e vdekjeve janë burra dhe 43 përqind janë gra, shkruan “The Sun“.

Një sërë arsyesh janë përpjekur të shpjegojnë pse burrat janë më të rrezikuar nga virusi vdekjeprurës Covid-19, përfshirë këtu që bëhet fjalë për ndryshime gjenetike që ndikojnë në sistemin imunitar.

Disa ekspertë thonë se gjaku i burrave e bën më të lehtë për koronavirusin të infektojë qelizat.

Burrat kanë më shumë enzimë ACE2, të cilën virusi e përdor për të hyrë në qeliza.

Prof. McConway tha: “Dallimet në vdekjet midis burrave dhe grave janë ende duke shkuar në të njëjtin drejtim si ato në valën e parë, kur shumë më shumë burra vdisnin sesa gratë. Është akoma e vërtetë që shumë më shumë burra po vdesin sesa gratë, por ndryshimi në vdekjet midis burrave dhe grave është pak më i vogël se sa ishte në valën e parë.”

Më shumë

spot_img
spot_img