Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

STUDIMI: Aktiviteti fizik dhe lëvizja parandalojnë simptomat e rëndë nga Covid-19

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një mënyrë jetese pasive dhe sedentare shton rrezikun që në rast infektimi me Covid-19 të sëmurët ta kalojnë sëmundjen rëndë e madje të vdesin prej saj.

Sipas një studimi të botuar në Revistën Britanike të Mjekësisë Sportive, për të cilin studiuesit ekzaminuan rastet e pothuajse 50,000 pacientëve të infektuarve me korona në SHBA, një mënyrë jetese pasive dhe sedentare shton rrezikun që në rast infektimi me  Covid-19 të sëmurët ta kalojnë sëmundjen rëndë e madje të vdesin.

15 përqind e pacientëve të ekzaminuar thanë se kishin 0 deri në 10 minuta aktivitet fizik në javë, rreth 80 përqind kishin një lloj aktiviteti nga 11 deri në 149 minuta në javë, dhe 7 përqind thanë se kishin një aktivitet fizik prej më shumë se 150 minuta në javë.

Nga studimi rezultoi se njerëzit që të paktën dy vjet para infektimit kanë pasur pak aktivitet fizik, kanë 73 përqind më shumë gjasa që të kenë nevojë për trajtim në spital apo për trajnim në pavionet e reanimancionit dhe 32 përqind më shumë rrezik që të vdesin prej Covid-19, sesa pacientët fizikisht aktivë.

Madje sipas studimit mungesa e lëvizjes përbën një rrezik dukshëm më të lartë për rrjedhën e sëmundjes sesa, për shembull, pirja e duhanit, mbipesha ose tensioni i lartë./DW.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img