Tirana
light rain
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
83 %
1kmh
75 %
Sht
30 °
Die
28 °
Hën
30 °
Mar
32 °
Mër
33 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Studim i ri me lajm të mirë: Të gjithë personat që kanë kaluar Covid-19 janë të mbrojtur për 11 muaj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një studim i zhvilluar në laboratorin e viriologjisë së Insitutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive në Romë tregon se të gjithë ata persona të cilët e kanë kaluar Covid-19 janë imunë për 11 muaj pas infeksionit.

Pra, antitrupat e zhvilluar nga trupi i tyre pas infektimit me Covid janë të pranishme për 11 muaj pas infeksionit.

albsig

Studiuesit morën 763 mostra nga persona të cilët ishin shtruar në spital që po kuroheshin dhe nga ata persona që kishin kaluar Covid  dhe zbuluan se nivelet e antitrupave janë më të larta tek njerëzit mbi moshën 60-vjeçare dhe edhe më të larta ishin te personat që kishin përjetuar simptoma të rënda të frymëmarrjes.

Pjesa më shpresëdhënëse e këtij studimi ishte konfimimi se shumica e pacientëve, që u ndoqën për të paktën 6 muaj deri në 11 muaj, mbajtën një nivel të qëndrueshëm të antitrupave neutralizues.

Në rreth 60% të rasteve, antitrupat neutralizues arritën kulmin midis 1 dhe 2 muajve pas infektimit, pësuan një rënie të lehtë midis 2 dhe 3 muajve, ndërsa më pas mbetën të qëndrueshëm deri në 11 muaj pas infektimit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img