Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
3.6kmh
40 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Studentja japoneze shkruan një ese të padukshme dhe merr pikët maksimale (Teknika që përdori për kreativitet)

spot_img

Lajme të ngjashëm

bd40ddbb4f57e109f83a5d06420e5556

Një studente japoneze, e cila dorëzoi një fletë të bardhë, mori pikët maskimale, pasi profesori i saj kuptoi se eseja ishte shkuar me bojë të padukshme.

Eimi Haga, ndoqi teknikën ninja për të bërë një ese, duke kaluar orë të tëra duke lagur dhe duke coptuar farat e sojës për të përgatitur bojën.

Fjalët u shfaqën mbi fletën e bardhë sapo profesori e vendosi fletën pranë sobës.

“Kjo është diçka që e kam mësuar përmes librave kur isha e vogël,” tha studentja për ‘BBC’.  “Thjesht po shpresoja qe askujt tjetër të mos i vinte e njëjta ide”.

“Kur profesori tha se ai do të na jepte pikët më të larta për kreativitetin, unë vendosa me veten se eseja ime do të qëndronte më lart se ajo e të tjerve”, tha ajo.

“U mendova për pak kohë, dhe menjëherë më erdhi në mendje ideja e teknikës “aburidashi”.

19-vjeçarja Haga, lagu farat e sojës gjatë gjithë natës, më pas i coptoi ato para se ti shtrydhte në një robë.

Më pas ajo përzjeu ekstraktin e farave të sojës me ujë, duke shpenzuar dy orë për të gjetur përqëndrimin e duhur, para se të shkruante esenë e saj me një furçë në “ëashi” (një letër e hollë japoneze).

Teksa boja u tha, fjalët u bënë të padukshme. Por, përpara se ta hidhte letrën në kosh, profesori lexoi një shënim ku shkruhej, “ngrohe letrën”.

Profesori, Yuji Yamada, i tha BBC-së se ai ishte “i befasuar” kur pa këtë ese.

“Unë kisha parë raporte të tilla të shkruara në kode, por asnjëherë nuk i kisha parë një të bërë në “aburidashi”, tha ai.

“Për të thënë të vërtetën, unë kisha pak dyshim se fjalët do të dilnin qartë. Por kur në të vërtetë nxeha letrën mbi sobën me gaz në shtëpinë time, fjalët u shfaqën shumë qartë dhe mendova ‘mirë!

“Unë nuk hezitova ta jepja raportin me pikë të plota edhe pse nuk e lexova atë deri në fund, sepse mendova se duhet të lija një pjesë të letrës pa u nxehur, në rast se media do ta gjente dhe do t’i bënte foto”, deklaroi profesori.

_109174308_haga.jpg

Më shumë

spot_img