Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
52 %
0.5kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
21 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Studentja e pyet për vend pune, Rama: Në sallë thonë martohu…(REPLIKAT për largimin e infermierëve në Gjermani)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2b20f33040c30438ea4308c7824a752a

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me studentë të Universitetit të Gjirokastrës, në kuadër të “Paktit për Universitetin’.

Ndër të tjera gjatë bashkëbisedimit me studentët, njëra prej tyre e pyeti se si do funksionojë gjetja e një vendi pune pasi të mbarojnë studimet.

Pyetja e saj shkaktoi fillimisht të qeshura mes të pranishmëve, pasi i sugjeruan të martohej.

Ndërkohë, përpos kësaj studentja u shpreh se infermierët po largohen në Gjermani, ndërsa Rama e cilësoi këtë si histori kazani, referuar mediave.

Replikat:

Studentja: Unë jam në vit të tretë dhe mbaroj për Infermieri. Do doja të dija se ku do shkojmë pasi të mbarojmë, duam punë se nuk mund të qendrojmë barrë e prindërve gjithmonë.

Rama: Në sallë u dëgjua të thuhet ‘martohu’. Ashtu siç thonë gjirokastritët. (Të qeshura në sallë)

Përtej kësaj e vërteta nuk është kështu. Ne kemi një sistem të rekrutuar të infermierëve. Nuk është si dje që për t’u futur në punë duhet të anëtarësoheshe në një parti. Sot kjo nuk është më, sot ka një platformë dixhitale dhe mbas pikëve futesh në një listë dhe kur të vjen radha hyn në punë. Shteti ka një numër të caktuar infermierësh. Tjetra që është e rëndësishme është që ne duhet të përshpejtojmë procesin e përcaktimit të kuotave dhe e numrit të përgjithshëm të studenëtve duke e përafruar me shumë me atë që ka tregu. Unë nuk e di se ku do shkojnë 100 studentë në vit që ka Gazetaria në Elbasan. Me gjithë respektin. E dini ju se sa kazanë duhet që të punësohen këta.

Studentja: Shumica janë në Gjermani…

Rama: Prit mos më ndërpre. Ajo që inferimerët kanë ikur të gjithë në Gjermani dhe në spitale janë berberët është e pavërtetë. Siç është e pavërtetë që ikjet nga Shqipëria janë vetëm viteve e fundit janë të pavarteta, janë histori kazani, siç i vuan e gjithë bota. Pra nëse je e zonja ke një rrugë për të hyrë në sistem. Nëse të tjetët janë më të zotë do presësh. Fakti që ke një diplomë, nuk është detyrim i shtetit që të gjejnë një punë. Po ti shikoni në Francë, Gjermani, ata që mbarojnë universitetit nuk shkojnë direkt në shtet.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img