Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
0.5kmh
75 %
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
16 °
E hënë, 29 Nëntor, 2021
spot_img

Studentin e kapin me kek me hashash, gjykata e dënon të shkruajë ese 50 faqe për efektet negative të drogës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një student universiteti është detyruar të shkruajë një ese 50-faqe për dëmet e drogës, pasi u kap gjatë tentativës për të shpërndarë kek me kanabis.

Studenti 21-vjeçar nga Zambia, Chikëanda Chisendele, u kap pasi e kishte gatuar vetë kekun me kanabis, dhe që dyshohet se planifikonte t’ja shiste shokëve në shkollë.

Gjykata vendosi që si formë dënimi t’i japë një detyrë që ndoshta as në universitet nuk do ta kishte marrë; të shkruajë një ese plot 50 faqe për efektet negative të përdorimit të drogës.

Ndërsa në gjykatë atij iu tha të shkruajë edhe një letër ndjese për universitetin, prindërit dhe sektorin e anti-drogës në polici, gjithçka para 15 nëntorit.

Sipas ligjit në Zambia, marijuana konsiderohet drogë e rrezikshme dhe ndalohet posedimi i saj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img