Hapësire reklamuese

Bota

Studenti shqiptar në Pragë: Isha afër vendit ku u kryen vrasjet

Shkruar nga Newsbomb
Studenti shqiptar në Pragë: Isha afër vendit ku u kryen vrasjet

Një i i shqiptar, që studionte në fakultetin ku ndodhi ngjarja e rëndë në Pragë ka rrëfyer përjetimet në momentet e sulmit.

Duke folur për mediat në Kosovë, Romario Zoga tha se nuk gjen dot fjalë për ta përshkruar.

“Unë nuk kam qenë shumë larg nga vendi i ngjarjes. Isha rreth 10-15 minuta larg universitetit. Kudo nëpër rrugë shihet që njerëzit ishin disi të trembur. Shihje të gjithë ose në rrugë ose në metro që po e ndiqnin ngjarjen live hap pas hapi dhe flisnin me familjarët e tyre se ku ishin dhe si ishin”, deklaroi Zoga.

Republika Çeke ka shpallur të shtunën ditë zie kombëtare pas ngjarjes tragjike të shënuar pasditen e djeshme në një universitet në Pragë, ku një person i armatosur vrau 15 persona dhe plagosi 25 të tjerë.

Presidenti Petr Pavel shprehu trishtimin për këtë ngjarje, teksa tha se njerëz të pafajshëm humbën jetën nga një sulm i tmerrshëm. Kjo ishte një nga ngjarjet më tragjike të shënuar ndonjëherë në Çeki.

Autori i kësaj ngjarje të rëndë është 24-vjeçari David Kozak, hapi zjarr në korridoret dhe klasat e ndërtesës, duke vrarë në mënyrë të rastësishme, ndërsa stafi dhe studentët përdorën objekte të ndryshme për të bllokuar hyrjet e klasave. Pamjet dramatike të shpërndara në mediat sociale treguan njerëz që qëndronin në një parvaz të dritares, për t’i shpëtuar plumbave, por një vajzë ka rënë nga lartësi duke humbur jetën.

Autori, i cili pasi kreu masakrën i dha fund jetës së tij, për t’i shpëtuar prangave, ishte një student në këtë universitet dhe pa precedent të mëparshëm penal. I riu dyshohet se vrau edhe babain e tij dhe mund të jetë i lidhur me vdekjen e dy personave javën e kaluar.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese