Hapësire reklamuese

Aktualitet

Studenti i masakruar në Belgjikë, nga Patosi

Shkruar nga Newsbomb

Studenti shqiptar që u masakrua brutalisht në Belgjikë është nga fshati Dukas i Patosit. Xhuliano Brahimllari ka kaluar pjesën më të madhe në Belgjikë, pas emigrimit të prindërve të tij.

Trupi i studentit u gjet pa gjymtyrë dhe pa kokë në një çantë sportive, fshehur në një pyll në periferi të Jette et de Ëemmel të Belgjikës.

22-vjeçari ishte kontigjent i njohur për policinë pas dënimit që kishte marrë për goditjen e një shoku të vet me shkop bejzbolli dhe arrestimit për kanabis.

Prindërit e tij nuk e besojnë ende që ai është trupi i fëmijës së tyre, edhe pse autoritetet e kanë konfirmuar edhe për shkak të një tatuazhi që iu kqyr në trup, I njëjtë me tatuazhin që mbante Brahimllari. Tatuazhi është identifikuar nga xhaxhai i viktimës. Familja e tij u largua pas viteve ’90 drejt Belgjikës dhe kanë edhe dy fëmijë të tjerë, një vajzë dhe një djalë. Ende nuk dihen motivet e krimit të tmerrshëm.

LEXO EDHE:

HORRORI NE BELGJIKE, TRUPI I MASAKRUAR DHE FUTUR NE VALIXHE I NJE STUDENTI SHQIPTAR

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.