Studentët që u ndaluan nga Policia mesditën e sotme pasi goditën me vezë kryeministrin Edi Rama, pas lirimit kanë qenë të ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan.
Studentja Vitori Cipi, njëra nga aktivistet e lëvizjes që kanë goditur sot Kryeministrin me vezë, ka pohuar ne se sulmi i tyre nuk qe i programuar, por më shumë u nxit nga reagimi i shoqëruesve të tij, të cilët e kanë pështyrë studenten në fytyrë. Ajo është shprehur se të gjithë kanë qëlluar kundër Ramës, “por fatkeqësisht asnjë vezë nuk e kapi Kryeministrin”.
“E kemi ditur maksimumi 40 minuta përpara se kryeministri do të vinte në fakultet. Çdo gjë ishte spontane dhe jo e organizuar më parë. Një studente po fliste me kryeministrin por ai i tha se me këtë gjuhë që flet ti nuk je studente. Ne filluam të thërrisnim kundër tij, më pas policët nisën të na shtynim dhe më pas ne filluam të gjuanim me vezë. Dy vezë i kanë kaluar afër kryeministrit por faktkeqësisht asnjë nuk e goditi”, ka thënë Cipi.
Studentët janë shprehur se policët në Drejtorinë e Policisë së Tiranës kanë përdorur fjalë fyese ndaj tyre dhe presion, duke u thënë: “E shikoni ku keni ardhur? Brez m*ti.”
Madje një prej efektivëve të policisë, sipas studentëve, ka shprehur habinë se si ata kanë qëlluar Ramën pasi ai është tepër i suksesshëm. “Si e bëtë ju këtë, Kryeministri ynë është më i suksesshmi”, u ka thënë njëri prej oficerëve të policisë të rinjve, shkruan faqja opinion.al.
Lexo edhe:
Qëllohet me vezë kryeministri Edi Rama, ja emrat e personave që u arrestuan (Video)
Lirohen studentët: Nuk u dhunuam në ambientet e policisë. Rama dhe Nikolla shpallen ‘non grata’
Ramën e qëlluan me vezë, por ja si veproi i njejti grup kur u përballën me Berishën në Lalz