Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
23 %
3.6kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Studentët protestojnë për tarifat, reagon Nikolla: Nuk ka rritje që prej 2014

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas protestës masive të studentëve, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla është shprehur se nuk ka asnjë rritje të tarifave të studimit, duke bërë një krahasim me qeverisjen e kaluar.

Sipas saj nga viti 2013 deri më sot ka pasur vetëm një rritje tarife në vitin 2014.

Ajo u shpreh se tarifat u rritën vëtëm për ‘Shkencat e Natyrës’ dhe për ‘Gjuhët e huaja’.

“Unë i pres në çdo orë të ditës studentët për të biseduar rreth çështjeve që ata janë të interesuar”, tha Nikolla.

Përsa i përket tarifës për ngelësit, ministrja u shpreh se ajo hyn në fuqi vitin tjetër, ndërsa shtoi se është e hapur që ta kalojë në tagër të universiteteve në kuadër të autonomisë për ta hequr nga qeveria.

“Kjo pikë nuk ka hyrë në fuqi për këta studentë, lidhet me ata që futen këtë vit në vitin e parë dhe vitin tjetër mund të ketë efekte. Sot rektorët dhe dekanët do të adresojnë dhe patjetër jam e hapur që të ecim drejt një propozimi që kjo pikë tu lihet universiteteve, jo qeverisë. Kjo pikë nuk ka hyrë në fuqi dhe nuk ka impakt në asnjë student, do të futet vitin tjetër. Nëse universitetet janë dakord, jam gati ta lëmë në tagër të autonomisë universitare’tha ajo.

 

Më shumë

spot_img